RTSH Sport Live

Partizani gjen sulmues, vjen Xhuliano Skuka

  • 06/01/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani gjen sulmues, vjen Xhuliano Skuka
Pas sulmuesit, të kuqtë kanë zyrtarizuar dhe zv-trajnerin, Fation Tafaj dhe përgatitësin atletik, Korado Sakone

Partizani ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit, Xhuliano Skuka, i cili ka firmosur kontratën që e lidh me të kuqtë deri në vitin 2024. 23-vjeçari e nisi sezonin në radhët e Dinamos, por pa arritur të gjejë hapësirën e duhur, ndërkohë që në sezonin e kaluar ishte shënuesi më i mirë në Kategorinë e Parë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi nëpërmjet rrjeteve sociale. Një tjetër lëvizje e të kuqve është dhe zyrtarizimi i ish-kapitenit, Fation Tafaj në rolin e zv-trajnerit si dhe të përgatitësit atletik, Korado Sakone.

Njoftimi i klubit:

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Xhuliano Skuka. Sulmuesi 23-vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar kontratën mes tyre të vlefshme deri në vitin 2024. Skuka golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në kategorinë e parë, në 15 javët e këtij sezoni ishte pjesë e Dinamos skuadër me të cilën rregjistroi edhe 13 prezenca.

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Xhuliano Skuka. Sulmuesi 23-vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar kontratën mes tyre të vlefshme deri në vitin 2024. Skuka golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në kategorinë e parë,

në 15 javët e këtij sezoni ishte pjesë e Dinamos skuadër me të cilën rregjistroi edhe 13 prezenca.