RTSH Sport Live

Partizani godet në merkato, zyrtarizon një mbrojtës

  • 14/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani godet në merkato, zyrtarizon një mbrojtës
Aleksandër Damçevski është blerja më e re e të kuqve: kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi dhe për një vit tjetër

Partizani ka zyrtarizuar sot blerjen e mbrojtësit maqedonas, Aleksandër Damçevski. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i kuq nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 28 vjeçari ka firmosur një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi dhe për një vit tjetër.

Bëhet fjalë për një lojtar me shumë eksperiencë, që ka shëtitur në shumë skuadra, së fundmi në radhët e Ararat në Armeni. Ka luajtur gjithashtu dhe në Hollandë, në radhët e skuadrës së NAC Breda.

Njoftimi i klubit:

ZYRTARE

ALEKSANDAR DAMÇEVSKI VISHET I KUQ 

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Aleksandar Damçevskin. Qendërmbrojtësi 28 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.