RTSH Sport Live

Partizani merr vendimin, Abilaliaj emërohet trajner

  • 19/11/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Partizani merr vendimin, Abilaliaj emërohet trajner

Nga Prosineçki, duke vazhduar me Dungën, për të përfunduar me Abilaliajn. U përfolën shumë emra si pasues të Zoran Zekiç, por Partizani kishte zgjidhjen në shtëpinë e vet. Presidenti Demi ka vendosur Arbër Abilaliajn si trajner të ri të  Partizanit.

Ditën e sotme timonieri është prezantuar para mediave, ndërsa vazhdon kështu aventurën e tij të kryeqytetasit. Pas largimit të Zoran Zekic përkohësisht në stolin e kryeqytetasve u ul drejtori sportiv, Abilaliaj, i cili tashmë do të ketë edhe rolin e trajnerit.

Ky i fundit në 5 ndeshje që i drejtoi demat ia doli të koleksiononte 5 fitore, me Partizanin që është skuadra e momentit në Superiore. Paraqitjet e skuadrës dhe rezultatet e siguruara nga Abilaliaj kanë bërë që të konfirmohet në stolin e kampionëve dhe të vazhdojë aventurën e tij si trajner. Në këtë mëyrë merr fund edhe dilema për stolin e demave.

Dua të falënderoj të gjithë familjen e kuqe, presidentin Demi për të gjithë mbështetjen, sepse realisht unë e kam thënë dhe më parë, që është një projekt që ka nisur dy vite më parë për të ndërtuar një ekip që do të imponohej në mënyrën më të mirë të mundshme. Që nga dita e parë që kam ardhur këtu jam ndjerë si në shtëpi, jam ndjerë që mund të jap shumë më shumë nga vetja. Kemi bërë një pjesë të rrugës të mirë. e kam thënë dhe më përpara, është një proces shumë i gjatë. Është një proces si klub dhe si komunitet i kuq janë shumë të mëdha. Dëshira apo vetëbesimi për të bërë mirë, sidomos në këtë ambient, besoj se ka qenë shumë natyrale dhe shumë e thjeshtë për të arritur këto rezultate. Por e kam thënë dhe njëherë që është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. Zhvillimi i klubit dhe i futbollistëve që është objektivi ynë kryesor do të na hajë shumë kohë”, tha trajneri.