RTSH Sport Live

Partizani mund bindshëm Kastriotin dhe merr kreun

  • 19/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani mund bindshëm Kastriotin dhe merr kreun

Katër gola për kreun e tabelës por që janë “vrastarë” për ëndrrën e Kastriotit për të qëdruar në Superiore. Partizani merr një fitore bindëse në Tiranë, 4-1 përballë formacionit krutan duke barazuar me pikë Tiranën, por falë avantazhit në duelet direkte mban pozicionin e parë.

Të kuqtë shënuan 4 gola përpara tifozëve të tyre ndërsa pësuan edhe një nga Kastrioti që vlen vetëm për statistika. Tedi Cara (35’) shkëlqeu me gol dhe asist ndërsa për herë të parë gjeti golin edhe sulmuesi Selmani (45’). Matondo (40’) dhe Mba (78’) ishin shënuesit e tjerë. Partizani del me tre pikë dhe në javën tjetër do të shkojë në transfertën e vështirë në Durrës ku sfidon Teutën.

Për Kastriotin, situata bëhet gjithnjë e më e vështirë teksa tani sheh veten plot 9 pikë pas Laçit të zonës play-out, të cilët do t’i presë javën tjetër në shtëpi.