RTSH Sport Live

Partizani ndryshon stadium, zhvendoset në “Air Albania”

  • 07/04/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani ndryshon stadium, zhvendoset në “Air Albania”
Nuk është “Elbasan Arena”, të kuqtë do të luajnë në “Air Albania” sfidën me Bylisin, e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore

Pas Tiranës, një tjetër skuadër e kryeqytetit do të zbresë në fushën e “Air Albania” për të zhvilluar ndehsjen e saj si pritëse në javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Bëhet fjalë për skuadrën e Partizanit, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur vendimin më të fundit, vendin se ku do të luhet përballja me Bylisin.

Të kuqtë, në ndeshjet e mëparshme kanë zgjedhur “Elbasan Arena” për të luajtur ndeshjet e tyre si skuadër pritëse. Por rregullimet më të fundit në “Air Albania”, në funksion të ndeshjes së përfaqësueses kuqezi kundër Anglisë, kanë krijuar mundësinë edhe për skuadrat e kryeqytetit, që të luajnë në kushte komode.

Takimi do të luhet të dielën, 11 prill, në orën 16:00. Një sfidë interesante mes dy skuadrave me objektiva të kundërt: Partizani synon vendin e parë, ndërsa Bylis kërkon mbijetesën në Kategorinë Superiore.