RTSH Sport Live

Partizani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me Ferhan Hasanin

  • 02/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me Ferhan Hasanin
Mesfushori 31-vjeçar dhe drejtuesit e klubit të kuq kanë vendosur të nërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin

Ferhan Hasani nuk është më pjesë e skuadrës së Partizanit. E papritur kjo lëvizje në kampin e kuq, kur pritej që pikërisht në sezonin e ri të merrej rendimenti i plotë i mesfushorit, ndërsa në sezonin e kaluar ishte i dëmtuar. Gjithsesi, palët kanë marrë vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit mes tyre. Klubi i kuq ka falenderuar lojtarin për kontributin e dhënë.

Njoftimi i klubit:

ZYRTARE

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Ferhan Hasanin. Mesfushori i njohur 31 vjeçar dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunim teknik midis palëve. Klubi dëshiron të falënderoj Ferhan Hasanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, si dhe për krenarinë që na dhuroj si lojtari i parë që debutoj nga kategoria superiore në finalet e një kompeticioni madhor (EURO 2020) përfaqësues i klubit Partizani.