Me një njoftim në faqen zyrtare, Partizani ka bërë të ditur se në ambjentet e stadiumit “Arena e Demave”, ditën e diel në orën 13:00 do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri. Pas largimit të Zoran Zekiç drejt Osijekut, skuadra është drejtuar nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj. Por tani ka ardhur momenti për të vendosur për timonierin e ri që do të drejtojë skuadrën në vazhdim, emri i të cilit nuk bëhet i ditur në njoftimin e klubit.
Njoftimi i klubit:
Nesër ora 13:00 në ambjentet e stadiumit "Arena e Demave", klubi Partizani prezanton trajnerin e ri që do të drejtoj skuadrën.
Ju mirpresim..