RTSH Sport Live

Partizani, Olsi Rama zbulon: Marku është i Partizanit, firmos nesër

  • 16/06/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani, Olsi Rama zbulon: Marku është i Partizanit, firmos nesër
Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama ka zbuluar blerjen më të fundit të skuadrës së kuqe

Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, i pranishëm në “Euro Magjia” në RTSH, një emision i dedikuar Euro 2020, ka folur ndër të tjera dhe për merkaton e Partizanit.

“Prurjet e reja? Kemi firmosur me Bardhin, është emri që mund të jap.  Edhe Marku ka qënë lojtar i Partizanit. Nesër do të firmosim. Nuk ishte e thjeshtë, Marku është jo vetëm një lojtar i mirë, por dhe një djal i mirë dhe burrëror. Kur jeper fjala, është e sigurtë që do firmoset”.

Liga e Konferencës? E dinim që ishim në vazon e ekipeve të forta, është hera e dytë që shkojmë në  Moldavi, mbas 2 vitesh. Kundërshtari ynë ka fituar Kupën, vjet bëri një paraqitje dinjitoze. U eliminua nga Partizani i Beogradit. Unë e shikoj Partizanin të favorizuar. Raundi I dytë, me Bazelin? Do mundohemi të japim më të mirën, është një shtysë më e madhe dhe për djemtë”.

Rama flet si një tifoz i Italisë: “Një faktor i rëndësishëm për këtë Itali është trajneri Mançini. Ka patur kurajon të rigjenerojë skuadrën, shpirtin e ekipit. Ka ndryshuar mentalitetin e ekipit. Nuk është më një Itali që prêt, por një Itali që po prodhon lojë. Deri ku mund të arrijë? Mendoj se objektivi i kësaj Italie, ashtu siç thotë edhe Mancini, është finalja”.