RTSH Sport Live

Partizani përforcon portën dhe mbrojtjen

  • 20/06/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani përforcon portën dhe mbrojtjen
Portieri Rexhepi ka firmosur për tre sezone, ndërsa nga Kukësi ka mbërritur si përforcim për Kupat e Europës mbrojtësi Ndreca

Krahas fazës përgatitore në Slloveni, Partizani po mendon dhe për përforcimet. Së fundmi të kuqtë kanë zyrtarizuar portierin, Bekim Rexhepi, i cili vjen nga Shkëndija e Tetovës, por që ka luajtur si i huazuar me Skënderbeun. Portieri nga Shkupi do të jetë pjesë e kryeqytetasve për tre sezonet e ardhshme.

Gjithashtu, është zyrtarizuar marrëveshja me Kukësin për huazimin e Edison Ndrecës. Mbrojtësi i majtë do të vijë në radhët e të kuqve si një përforcim për Kupat e Europës.  

Njoftimi i klubit:

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Bekim Rexhepi do të jetë pjesë e  Partizanit për tre sezonet e ardhshme. FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me KF Shkëndijën e Tetovës për transferimin definitiv të portierit nga Shkupi, i cili ka zgjedhur të kuqtë për të vijuar karrierën në kampionatin tonë. Gardiani 25 vjeçar ishte pjesë e Skënderbeut në formulën e huazimit nga KF Shkëndija.

Mund të jetë një imazh i ‎1 person, në këmbë dhe ‎teksti që thotë "‎PARTIZANI PAI PAI FK PARTIZANI OKA RUKSION F EMI TRA International -o TRANS onal Transport alil KTRIK MCN Interr G KON TRANS Transport KA KSION ר× TRANS onal Transpo OKA RUKSION CN Inter na PARTIZANI G KO FK PARTIZANI ©PA RTIZANI.AL PARTIZANIC IZAN FFICIAL‎"‎‎

FK Partizani njofton zyrtarizimin e marrëveshjes me FK Kukësin për huazimin e lojtarit Edison Ndreca. Mbrojtësi i majtë, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë🔴 si përforcim në kuadër të ballafaqimeve në Kupat e Europës.