RTSH Sport Live

Partizani rikthehet në “Arenën Kombëtare”

  • 15/10/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani rikthehet në “Arenën Kombëtare”
Klubi i kuq publikon çmimet e biletave për ndeshjen me Kukësin

Partizani rikthehet në “Arenën Kombëtare”. Pas startit në “Elbasan Arena”, skuadra kryeqytetase tashmë është zhvendosur në stadiumin modern të kryeqytetit ku do presë të gjitha ndeshjet e Superiores deri në fund të sezonit futbollistik. Lajmin, klubi i kuq e zyrtarizon në një komunikatë ku bën të ditura edhe çmimet e biletave për të gjithë sektorët. Sipas komunikatës, çmimet variojnë nga 500 deri në 2 mijë lekë të reja. Biletat kanë dalë në shitje dhe mbështetësit e klubit kryeqytetas mund t’i gjejnë pranë stadiumit “Selman Stermasi”.

Ndryshe nga strategjia që ka zgjedhur Tirana që ka hedhur në treg edhe abonimet, Partizani ka zgjedhur të nxjerrë në shitje biletat përpara çdo sfide. Rikthimi në Arenën Kombëtare në ndeshjen me Kukësin e në vazhdim, është një lajm pozitiv për skuadrën e kuqe dhe trajnerin Ilir Daja pasi ekipi ka mundësi të luajë në një terren perfekt ndërsa do të ketë një mbështetje më të madhe edhe nga ana e tifozërisë. Po në Arenën Kombëtare do të luajë ndeshjet e shtëpisë edhe Tirana ndërsa rrugët e dy skuadrave do të kryqëzohen në datën 25 tetor.