RTSH Sport Live

Partizani – Skënderbeu, finalja e femrave

  • 09/09/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Partizani – Skënderbeu, finalja e femrave
Të kuqet e Andi Lundrës mundin Vllazninë, kurse korçaret triumfojnë ndaj Tiranës

Partizani – Skënderbeu. Kjo do të jetë finalja e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit, që të dielën do të luhet në ora 16:30 dhe që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Në gjysmëfinale, Partizani i Andi Lundrës ka fituar pastër 3-0 ndaj Vllaznisë së Nora Dedës. 25-21, 25-11, 25-23 dhe në fund triumfon skuadra kampione në fuqi. Një tjetër duel ai mes Skënderbeut të Orlando Kojës dhe Tiranës së Hasan Gurabardhit. Bardheblutë fitojnë setin e parë 21-25 dhe korçareve u është dashur punë për të përmbysur. 25-19 në setin e dytë dhe të tretë, kurse i katërti është një rrugë pa kthim për Tiranën. 25-13 seti i katërt për korçaret dhe në përfundim 3-1 për Skënderbeun.

Bashkë me finalen e femrave do të luhet dhe ajo për meshkuj mes Tiranës dhe Erzenit e që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.