RTSH Sport Live

Partizani U21 me trajner të ri, është Gerd Haxhiu

  • 05/08/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Partizani U21 me trajner të ri, është Gerd Haxhiu
Skuadra do të nisë përgatitjet ditën e hënë, ora 10:00, më kompleksin sportiv Partizani

Skuadra e Partizanit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me një emër të njohur për drejtimin e skuadrës U21, është Gerd Haxhiu. Një rikthim në familjen e kuqe për një emër që ka një eksperiencë të madhe si trajner. Ekipi i 21-vjeçarëve do të nisë përgatitjet ditën e hënë, ora 10:00, më kompleksin sportiv Partizani dhe ashtu siç njofton klubi nëpërmjet rrjeteve sociale, një mundësi për të gjithë elementët e kësaj moshe që dëshirojnë ti bashkohen familjes së kuqe.

Njoftimi i klubit:

FK Partizani njofton zyrtarizimin e Gerd Haxhiu në krye të ekipit të moshave U-21. Haxhiu me një eksperiencë të madhe si trainer rikthehet në familjen e kuqe, tashmë si pjesë e rëndësishme e strukturave të trainingut pranë Akademisë së Futbollit Partizani. Ekipi U-21 do të startoj zyrtarisht përgatitjet në datën 8 gusht ora 10:00 në ambientet e kompleksit sportiv Partizani. Në kuadër të riorganizimit të skuadrës klubi është i hapur dhe mirpret element të kësaj moshe, të cilët dëshirojnë ti bashkohen familjes së kuqe.