RTSH Sport Live

Partizani-Vllaznia, statistikat në favor të të kuqve

  • 31/03/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Partizani-Vllaznia, statistikat në favor të të kuqve
Skuadra e Dritan Mehmeti dominon në të gjitha përballjet me kuqeblutë në Kupën e Shqipërisë

Partizani – Vllaznia është ndeshja më interesante dhe më e bukur e raundit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohet të enjten në ora 17:45 në “Elbasan Arena”. 22 kupa të fituara në lojë, 15 herë Partizani, për herë të fundit më 2004-ën, dhe 7 herë Vllaznia, teksa është fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë në sezonin e kaluar 2020-2021. Në përballje direkte numërohen 29 ndeshje, atje ku Partizani ka fituar 14 takime, 10 janë ndarë barazim dhe 5 janë fituar nga Vllaznia.

Golaverazhi 49-23 për Partizanin, kurse të kuqtë kryesojnë dhe kualifikimet direkte 10 me 5. Për herë të fundit në Kupën e Shqipërisë me njëra-tjetrën janë takuar në sezonin 2013-2014, teksa në raundin e 1/8 të finaleve u kualifikua Vllaznia, 0-0 dhe 1-0.

Në finalen e Kupës së Shqipërisë janë përballur tre herë, përkatësisht më 1966 dhe 1968 me tre finale të fituara nga Partizani. Më 1966, 2-1 dhe 4-3 dhe më 1968, 4-1. Pra tërësisht statistikat flasin për skuadrën e të kuqve.