RTSH Sport Live

Pas Tiranës, bien edhe Partizani e Flamurtari

  • 25/11/2021
  • |
  • Basketboll
Pas Tiranës, bien edhe Partizani e Flamurtari
Liga Unike Shqipëri – Kosovë për femra tregon që në start diferencat e mëdha mes ekipeve

Pas Tiranës, edhe Partizani e Flamurtari kanë dalë të humbura në javën e parë të Ligës Unike, Shqipëri-Kosovë, në basketboll për femra. Partizani të mërkurën në mbrëmje është mundur në transfertën e Prizrenit nga Bashkimi vendës, 53-94. Por ndërkohë Flamurtari, që ka pritur në Vlorë, Penzën e Pejës, ka bërë rezistencvë dhe mund dhe duhet të bënte më mirë. Perioda e parë është shumë interesant, ku disa herë u barazua rezultati gjatë këtij 10-minutëshi.

Epërsia më e lartë e vendaseve ishte 17-10, por mysafiret nuk lejuan shkëputjen dhe 10 minutat e para përfundojnë 21-19 për Flamurtarin. Flamurtari e nisi më mirë periodën e dytë, ndërsa është shkëputur deri në dhjetë pikë diferencë, 37-27. Penza ka ngushtuar në 37-36. Gjithsesi 26-23 perioda e dytë për Flamurtarin që në pushim ka kryesuar 47-42. Pas pushimit, Penza dikton në fushën e lojës, teksa ka barazuar rezultatin në 47-47. Fiton periodën e tretë 28-11 dhe kryeson 70-58.

Flamurtari bën të gjitha përpjekjet për të përmbysur. 25-21 perioda e katërt për vlonjatet, por në fund 83-91 për Penzën. Te Flamurtari u dalluan Laura Xhonson me 29 pikë, Tea Memushi me 14 pikë dhe Samra Omerbashiç me 15 pikë. Kurse tek Penza, Rael Uitzit dhe Ariana Beamun me 27 pikë. Java e dytë e Ligës Unike për femra luhet në mesjavën e ardhshme, ndërsa gjithçka është nën dominimin e skuadrave kosovare.