Lazio mundi 2-0 Sampdorian në ndeshjen e javës së 36-të të Serisë A. Në Olimpico, skuadra e Sarrit fitoi tri pikë të rëndësishme në garën për një pozitë evropiane. Një gol për çdo pjesë loje ndaj formacionit të trajnerit Giampaolo. Avantazhi i Lazios u nënshkruaa nga Patric në minutën e 41-të në zhvillimin e një gjuajtje të lirë. Në pjesën e dytë, Luis Alberto dyfishoi në minutën e 59-të pas një kundërsulmi të udhëhequr nga Lazzari. Bardhekaltërit, të pestër në renditje, Samp ende i përfshirë në betejën për shpëtim.
Pas ndeshjes, trajneri i Lazios, Sarri është shprehur: “Bëmë një lojë të mirë, ishte mënyra e duhur për të mundur një skuadër si Sampdoria. Ne kishim dominimin e lojës, por nuk mund të prisnim që kjo skuadër të ishte si ajo e Napolit. Zotërimi i topit, megjithatë është pika jonë e fortë”.
"Duke u bërë më solidë do të kishim marrë më shumë pikë dhe do të ishte shumë e rëndësishme për ne. Këtë sezon nuk e kemi bërë vazhdimisht, por përmirësimet në ekip janë parë dhe kjo na jep shpresë për të ardhmen. Nëse përmirësimet janë konfirmuar, edhe duke bërë shumë gabime, ne mund të bëhemi më solidë - vazhdoi Sarri - por është e dukshme që nuk jam i kënaqur me këtë aspekt”.