RTSH Sport Live

Patrik Bardhi, suksesi i Dinamos

  • 15/04/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Patrik Bardhi, suksesi i Dinamos
Tre pikë të arta për blutë e Mehmetit, që forcojnë vendin e dytë në renditje

Dinamo ka marrë një trepikësh të rëndësishëm në ecurinë e vet drejt ngjitjes në Kategorinë Superiore. Vlen Patrik Bardhi që blutë e Dritan Mehmetit të dalin fitues ndaj Besës në ndeshjen e cila është zhvilluar në stadiumin e Kamzës dhe që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqoptar.

Blutë i janë afruar disa herë golin, por atë e kanë gjetur vetëm në fundin e pjesës së parë me autor Bardhi. Dinamovitët e kanë administruar mirë këtë avantazh, kurse kavajasit, edhe duke krijuar një seri rastesh për shënim, janë munduar të barazojnë. Në përfundim 1-0 për Dinamon, e cila forcon vendin e dytë, ashtu sikurse ka bërë dhe Skënderbeu, që në Korçë me dy gola të Temitopes ka fituar ndaj Korabit.

Bie në sy barazimi pa gola i Flamurtarit në Burrel, apo ai i Tomorit me Apoloninë. Turbina e Luzi 2008 kanë marrë fitore në transfertë duke fundosur drejt Kategorisë së Dytë, Orikun dhe Besëlidhjen. Kategoria e Parë kryesohet nga Skënderbeu me 45 pikë e ndjekur nga Dinamo me 44 pikë e në vendin e tretë Flamurtari me 40 pikë.

JAVA 23-TË

E shtunë, 15 prill 2023

Skënderbeu – Korabi               2-0

Dinamo – Besa                        1-0

Burreli – Flamurtari                0-0

Tomori – Apolonia                 0-0

Besëlidhja – Luzi 2008            0-1

Oriku – Turbina                      0-1

Tërbuni – Lushnja                             0-3 (në tavolinë)