RTSH Sport Live

Paul Gascoigne, në  “Ishullin e të Famshmëve”

  • 02/03/2021
  • |
  • Gosip
Paul Gascoigne, në  “Ishullin e të Famshmëve”
Ish-futbollisti është një nga konkurentët e reality show, që rikthehet në Canale 5 pas një viti pushim

Midis konkurrentëve zyrtarë të edicionit të ri të “Ishullin i të Famshmëve” ekziston edhe Paul Gascoigne. Ish-futbollisti shpjegoi se ai e pranoi propozimin e Mediaset për të sfiduar veten dhe për të shijuar diellin pas një kohe të gjatë të kaluar në shtëpi për shkak të urgjencës Coronavirus.

53-vjeçari siguroi se  di të peshkojë dhe kjo do të ndihmojë shumë për pjesën tjetër të grupit. Paul do të ketë me vete në Honduras tre objekte: një batanije, një jastëk dhe një filxhan. Gascoigne gjithashtu bëri një premtim të rëndësishëm:

"Nëse fitoj, unë do t'ia jap paratë e çmimit një shoqate jofitimprurëse që themeloi familja ime në kujtim të nipit tim. “Ishullin i të Famshmëve” 2021 do të fillojë në Canale 5 të hënën më 15 mars, nën prezencën e Ilary Blasi.