RTSH Sport Live

Paulo Sousa: Në Tiranë, vetëm për fitore

  • 10/10/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Paulo Sousa: Në Tiranë, vetëm për fitore
Sousa nuk “pajtohet” me barazimin e polakëve në “Arenën Kombëtare”

Vetëm 65 minuta për Robert Leëandoëskin në Ëarshavë kundër San Marinos, Paulo Sousa e ka kursyer këpucën e artë të Europës për sfidën me Shqipërinë. Një ndeshje mëse e lehtë në letër për të besuarit e portugezit ajo ndaj modestëve të San Marinos ku skuadra zhvilloi një seancë stërvitore 90 minutëshe duke mos rrezikuar asnjë lojtar të rëndësishëm dhe në këtë mënyrë, Polonia do të udhëtojë e plotë drejt Shqipërisë për të sfiduar kuqezinjtë pasi obejektivi i vetëm i bardhekuqve është vendi i dytë.

I vetmi që do të mungojë në delegacionin polak do të jetë portieri veteran, Lukas Fabianski që njoftoi tërheqjen nga kombëtarja menjëherë pas përfundimit të kësaj sfide. Ndërkohë, trajneri Paulo Sousa ka folur në përfundim të sfidës me San Marinon ku u ndal gjatë edhe te ndeshja e Tiranës.

“Ne kemi mentalitet fituesi dhe në Shqipëri nuk do të zbresim në fushë për një barazim. Ne nuk luajmë asnjëherë për barazim. Ky është objektivi që kemi pasur në cdo ndeshje të grupit. Nuk duhet të shqetësohemi aspak për renditjen aktuale ku Shqipëria mban vendin e dytë. Ne I kemi luajtur dy ndeshjet tona me Anglinë dhe tani cdo gjë është në këmbët tona, fati jonë varet nga ne. Shqipëria është një skuadër shumë e organizuar dhe e fortë në mbrojtje.

Ata kanë shumë lojtarë që aktivizohen në Itali. Janë një kundërshtar shumë i vështirë dhe këtë na I treguan edhe në ndeshjen e parë. Leëandoëski është pjesë e ekipit dhe objektivi jonë është vetëm fitorja. Do të jetë një ndeshje shumë intensive porn ë rolet kyce ne kemi lojtarë më të mirë në cilësi teknike”. Është i qartë Sousa në këtë deklaratë. Polonia do të luajë në Tiranë një ndeshje të hapur me alternativë të vetme, fitoren.