RTSH Sport Live

Pedri do të arrijë 66 ndeshje këtë sezon

  • 16/07/2021
  • |
  • Spanjë
Pedri do të arrijë 66 ndeshje këtë sezon
Kuman: “Olimpiada nuk është për futboll”

Ylli i ri i Spanjës, Pedri i cili fitoi çmimin si lojtari i ri më i mirë në Europian, mund të arrijë në 66 ndeshje të luajtura ne sezonin 2020-2021 nëse merr pjesë në Lojërat Olimpike. Ka qenë një vit për tu mbajtur mend për djaloshin e lindur ne Tenerife, dhe më tej i transferuar në Kamp Nou. Kur trajneri i skuadres olimpike Luis de la Fuente lajmëroi për lojtarët e grumbulluar, Pedri ishte pjesë e listës bashkë me Unai Simon , Eric Garcia , Pau Torres, Mikel Ojarzabal dhe Dani Olmo, të cilët gjithashtu ishin pjesë e Spanjës në Europian.

“Këta lojtarë do vijnë në Olimpiadë plot me motivim dhe me ekperiencë të fituar në europian – u shpreh De la Fuente, duke e ditur se ata do të jenë pjesë e kombëtares olimpike vetëm sepse klubet sipas ligjit spanjoll janë të detyruar ti lejojnë lojtarët në Lojëra Olimpike. Barcelona është përpjekur që kjo të mos ndodhë dhe Ronald Kuman shpjegon: “Për një futbollist , dy kompeticione të mëdha në të njëjtën verë janë të tepruara. Pep Guardiola e ka thënë këtë më parë dhe jam dakort me të”- nënvizoi tekniku hollandez.

“Pedri ka luajtur çdo ndeshje, çdo minutë të saj në Europian, ndaj dhe të ketë vetëm 4 ditë pushim dhe me pas të fluturoj në Japoni për të luajtur, nuk është ideale, - shton më tej Kuman. Ndoshta është opinion personal por për mua Olimpiada nuk ka të bëjë fare me futbollin, sepse është një kompeticion ku kanë rëndësi sporte si atletika etj por jo futbolli.

Por Pedri mund të jetë influecuar pak edhe nga deklarata e Mesit për Olimpiadën dhe medaljen e artë të fituar në 2008, i cili shprehet: “medalja e artë në 2008 është shumë e rëndësishme, sepse është një turne që mund ta luash vetëm një herë në jetë. Edhe në atë kohë Barcelona luftoi shumë që Mesi të mos shkonte. Por siç shprehet argjentinasi, Pep Guardiola, duke parë dëshirën e madhe të tij i dha leje në fund.