RTSH Sport Live

Pedrosa, bast për Marquez: Mund të prishë planet e Ducatit

  • 29/12/2022
  • |
  • Moto GP
Pedrosa, bast për Marquez: Mund të prishë planet e Ducatit
Pedrosa po vë bast për Marquez si një rival i mundshëm i Ducatit

Çfarë Marc Marquez do të shohim në 2023? Kjo është pyetja që shumë të apasionuar ndaj Moto GP po i bëjnë vetes para fillimit të kampionatit të ri botëror. Tre sezonet e fundit të kampionit spanjoll janë shënuar nga lëndime dhe shumë e shohin Markezin si të vetmin që mund të ndërpresë dominimin e Ducatit, duke përfshirë edhe ish-bashkëpilotin e tij Dani Pedrosa. "Nëse Marc është fizikisht mirë dhe gjen ndjenja me motorin, ai mund të çmontojë planet e Ducatit - shpjegon ai për mikrofonat e Dazn - është një djalë i paparashikueshëm që mund të bëjë gjëra që nuk i prisni".

Sipas Pedrosa, piloti nga Cervera mund të fitojë edhe në kushte jo optimale. "Marquez ka aftësinë të fitojë edhe me motor më pak se perfekt. Për shembull, gjatë viteve që shkuam nga Bridgestone në Michelin, kishim shumë vështirësi, por ai gjithsesi arriti të fitojë kampionatin botëror duke u përshtatur me gomat. Marc është një pilot ndryshe, ai bën gjëra mbresëlënëse në pistë”, përfundon ish-piloti spanjoll.