RTSH Sport Live

Peja-Golden Eagle Ylli, finalja e Ligës Unike

  • 13/04/2021
  • |
  • Basketboll
Peja-Golden Eagle Ylli, finalja e Ligës Unike
Për vendet 3-4 do të jenë përballë njëra-tjetrës Goga Basket e Rahoveci

Peja – Golden Eagle Ylli është finalja e Ligës Unike në vitin e parë që zhvillohet në basketboll për meshkuj. Gjithçka ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa takimet gjysmëfinale dhe ato finale janë luajtur në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga”.

Gjysmëfinalja e parë është luajtur pikë më pikë derisa në fund ka fituar Peja, 73-71 ndaj Rahovecit. 15-17 perioda e parë për Rahovecin. Peja përmbys në të dytën 20-16 dhe kryeson 35-33. Ajo që bëri diferencën ishte perioda e tretë, të cilën Peja e ka fituar 30-13 dhe në total 65-43. Rahoveci mundohet të përmbysë e ka fituar periodën e katër 8-25 dhe në përfundim 73-71 për Pejën.

Ndërkohë bën surprizën humbja e Goga Basket ndaj Golden Yllit, 86-74. Golden Ylli ka fituar periodën e parë 18-22. 31-19 e dyta për Goga Basket, e cila ka pasuar në pushim avantazhin 49-41. Mirëpo në dy periodat e dytë, Golden Ylli shfaqet më fuqishëm. 16-22 perioda e tretë dhe 9-23 e katërta dhe në përfundim 74-86 për Golden Yllin.

Finalja e Ligës Unike do të luhet të mërkurën në ora 19:00 mes Pejës e Golden Yllit, kurse ajo për vendet 3-4, Goga Basket – Rahoveci në ora 16:00 dhe gjithçka do të vijë drejtpërsëdrejti në RTSH Sport.