RTSH Sport Live

Përfaqësuesja U21 e mbyll me humbje

  • 30/03/2021
  • |
  • Kombëtarja
Përfaqësuesja U21 e mbyll me humbje
Kuqezinjtë janë mundur 1-0 nga Bylisi në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena

Përfaqësuesja kuqezi e 21-vjeçarëve ka përfunduar grumbullimin e saj 10-ditorë me miqësoren ndaj Bylisit, sfidë e cila është zhvilluar pasditen e së martës në “Elbasan Arena”. Skuadra e drejtuar nga trajneri, Alban Bushi është mundur me rezultatin 1-0.

Beji ka shënuar golin e vetëm të kësaj sfide, duke I dhënë fitoren Bylisit. Ndërkohë, përfaqësuesja e 21-vjeçarëve ka humbur dhe një penallti me Muçin, gjuajtja e të cilit është pritur nga portiere Qirko.

Në këtë miqësore kanë luajtur të gjithë lojtarët që Bushi kishte në dispozicion, ndërsa më 4 qershor do të jetë ndeshja e parë zyrtare për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023, në transfertë ndaj Andorrës.

Një fitore 3-0 ndaj Tiranës dhe një humbje 0-1 përballë Bylisit, Shqipëria U21 mbyll kështu ciklin e testimeve dhe provave e tani është gati për ndeshjen zyrtare.