RTSH Sport Live

Perisic: Ja si u largova nga Interi, marrëveshja me Tottenham në dy ditë

  • 04/08/2022
  • |
  • Angli
Perisic: Ja si u largova nga Interi, marrëveshja me Tottenham në dy ditë
Ish-mesfushori zikaltër zbulon sfondin e tregut që çoi në mbërritjen e tij në Londër

Ivan Perisic është gati të nisë aventurën e tij të re në Premier League. Këtë të shtunë Spurs do të presë Southampton në debutimin e tyre sezonal në ligën më të bukur në botë. Me Tottenhamin ishte dashuri me shikim të parë dhe projekti me shije italiane (me Paraticin dhe Conten në krye), e bindi brenda pak ditësh. Perisic u largua pa asnjë kosto nga Interi në qershor dhe ndoqi sirenat angleze: "Mendoj se kontakti i parë me Tottenham ishte në mars. I dyti, megjithatë, në prill, kur vendi në top 4 dukej se ishte bërë pas fitores ndaj Arsenalit. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve dhe gjithmonë kam dashur të kem mundësinë të provoj në një ligë si Premier. Pasi skuadra përfundoi në vendin e katërt, ne ramë dakord për dy ditë, ishte shumë e thjeshtë", zbuloi në një intervistë me Sky Sports UK.

Kalimi nga formacioni i Simone Inzaghit në atë të Antonio Contes doli të ishte drastik, por kroati tha se ishte ende i kënaqur me përpjekjet e tij për t'u përshtatur në filozofinë taktike të trajnerit të ri: "Me Conte ndryshova pozicionin: në fillim më duhej pak kohë për t'u përshtatur, ishte diçka krejtësisht e re pas kaq shumë vitesh si anësor sulmues, por mendoj se ia dola mirë. Sidomos vitin e kaluar me Inzaghin, i cili mbajti të njëjtën taktikë. Tani më pëlqen ky rol. E prek më shumë topin, e gjej veten më shpesh para portës dhe më pëlqen të ndihmoj mbrojtjen. Gjithashtu këtë vit mendoj se do të luaj në të majtë, por varet nga trajneri. Nëse ai ka nevojë për mua diku tjetër, jam gati të pranoj”.

Përcaktues për kalimin e tij te Spurs jo vetëm trajneri, por edhe bashkatdhetari i tij, Luka Modric. Topi i Artë kroat, i afirmuar në futboll në radhët e Tottenhamit, ka dhënë këshilla për ish-zikaltërin: “Herën e parë që fola me menaxherin, më vonë thirra edhe Lukën. I thashë se kishte mundësi të shkoja tek ish-klubi i tij dhe ai më tha shumë gjëra pozitive për klubin. Ai luante në stadiumin e vjetër dhe stërvitej në terrenin e vjetër, por tani gjithçka është e re këtu, gjithçka është përmirësuar dhe më modern. Unë i kërkova leje të merrja 14-ën e tij dhe ai ma dha, ishte argëtuese”.

"Dëshira ime është të luaj deri në 40 vjec dhe mendoj se jam në fazën më të mirë tani dhe mund të jap shumë. Jam gati. E di që do të jetë e vështirë. Kam shumë vite që ndjek Premier League, e di se ritmi është i ngushtë, por sic kam thënë, jam gati dhe kam punuar shumë gjatë sezonit të kaluar dhe po përgatitesha të vija këtu dhe të jem konkurrues këtu”, përfundoi Perisic.