RTSH Sport Live

Periudhë e zezë për Mesin te PSG: tani edhe dëmtimi

  • 21/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
Periudhë e zezë për Mesin te PSG: tani edhe dëmtimi
Goditje në gjurin e majtë, do të mungojë në ndeshjen kundër Metz

Aventura e Lionel Mesit te skuadra e PSG-së nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Akoma nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, në Ligën e Kampioneve vetëm barazim me një skuadër si Brugge dhe tensioni me Pochettino pas zëvendësimit kundër Lyon. Tani për “Pulce” -n argjentinas edhe ndalesa e parë për shkak të një goditjeje në gjurin e majtë që do ta mbajë në bokse për disa ditë duke e bërë atë të humbasë ndeshjen kundër Metz të mërkurën.

Rezonanca magnetike "konfirmoi shenjat e një kontuzioni kockor", shpjegon klubi në buletinin e tij mjekësor, duke specifikuar se "një azhornim do të bëhet pas 48 orësh", pas ndeshjes së radhës.

Messi doli nga fusha kur kishte mbetur akoma dhe një çrek ore lojë, në ndeshjen që ata fituan kundër Lyon (2-1) të dielën. Zëvendësimi i tij me Achraf Hakimi ka ndezur një polemikë, sepse asi argjentinas nuk është mësuar të përfundojë ndeshjet e tij para kohe.