RTSH Sport Live

Përleshje mes Bagnaia dhe Vinales në GP të Francës!

  • 14/05/2023
  • |
  • Moto GP
Përleshje mes Bagnaia dhe Vinales në GP të Francës!
Pilotët e Ducati dhe Aprilia u përplasën për shkak të kontaktit në garë

Pecco Bagnaia dhe Maverick Vinales ishin protagonistët e një përoplasje në pistë gjatë GP të Francës në MotoGP. Pasi u sulmua nga brenda, piloti i Ducatit është kundërpërgjigjur duke tentuar të parakalojë pilotin e Aprilia. Megjithatë, gjatë përpjekjes, kampioni në fuqi i botës përfundoi paksa gjerë, duke u prekur me Vinales. Më pas pilotët përfunduan jashtë piste.

Të dy, menjëherë pas episodit, u ngritën dhe shkuan drejt njëri-tjetrit, të dy të tërbuar për atë që sapo kishte ndodhur. Momente tensioni në zhavorr pas një përplasjeje që mund të kishte pasoja më të këqija, me Pecco dhe Vinales protagonistë të një diskutimi të nxehtë.Duhet të kuptohen ende kushtet e dy pilotëve, me Bagnaia që fillimisht dukej se po çalonte pak.