RTSH Sport Live

Përplasje mes tifozëve argjentinas dhe meksikanë, ka të plagosur

  • 24/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Përplasje mes tifozëve argjentinas dhe meksikanë, ka të plagosur
Trazirat kanë shpërthyer në Doha midis grupeve të mbështetësve të dy skuadrave që do të përballen më 26 nëntor.

Katari zbulon fenomenin e tifozëve të dhunshëm, Botërori fatkeqësisht edhe është ky. Në natën mes të mërkurës dhe të enjtes ka pasur përleshje të ashpra mes tifozëve argjentinas dhe meksikan, sipas mediave amerikano-jugore ka edhe disa të plagosur.

Dy grupet janë përballur me njëri-tjetrin pas një diskutimi në të cilin kanë pasur fyerje, nuk ka pasur polici që t'i ndajë siç dëshmohet nga videot e postuara në rrjet. Goditje me grushta, shkelma, shkopinj e madje edhe thyerje në një lokal ku përplaseshin shishe dhe gota.

Episode shqetësuese në kuadër të ndeshjes mes Argjentinës dhe Meksikës për grupin C, të planifikuar për të shtunën më 26 nëntor në Lusail. FIFA ka hapur procedim disiplinor edhe ndaj Federatës Meksikane për fyerjet e tifozëve të saj ndaj Robert Leëandoëskit pas penalltisë së humbur në ndeshjen kundër Polonisë.