RTSH Sport Live

Pescara: Memushaj, në ndeshjen me numër 200

  • 04/01/2021
  • |
  • Kombëtarja
Pescara: Memushaj, në ndeshjen me numër 200
Memushaj ka veshur fanellën e Pescara për pesë sezone e gjysmë: nga 2014 në 2017 dhe nga 2018 deri më sot

Një rekord për mesfushorin shqiptar, Ledian Memushaj. Kapiteni i Pescara, në ndeshjen e zhvilluar sot, atë kundër Reggiana, ka prekur paraqitjen me numër 200 me fanellën e Delfinëve. Para ndeshjes mesfushori kuqezi mori si dhuratë dhe një fanellë me numrin 200 të stampuar mbi shpinë.

Mesfushori shqiptar ka veshur fanellën e skuadrës së Pescara për pesë sezone e gjysmë. Nga viti 2014, deri në vitin 2017. Nga viti 2018 e deri më sot.

Përsa i përket sfidës së sotme, Memushaj është aktivizuar për 90 minuta, ndërsa Arlind Ajeti(Reggiana) luajti vetëm në pjesën e parë. Ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të skuadrës së Pescara.