RTSH Sport Live

Peshëngritja shqiptare në kaos... Dështon Asambleja

  • 14/11/2020
  • |
  • Sporte të tjera
Peshëngritja shqiptare në kaos... Dështon Asambleja

Dështon Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të peshëngritjes. Anëtarët mbështetës të Elez Gjozës kërkojnë futjen brenda të anëtarëve të përjashtuar. 

Nuk pranojnë votimin për kandidataturat e zgjedhura. Ka tension mes personave të sigurisë dhe disa prej anëtarëve. Pritet të caktohet data e asamblesë së jshtëzakonshme.

Ish-presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza vazhdon ta konsiderojë të pavlefshëm përjashtimin. I propozuar nga tre klube, Gjoza bën të ditur se do të kërkojë që për pranimin e tij si kandidat të vendosin anëtarët e asamblesë, para se të bëhet votimi i zgjedhjes së presidentit të ri. Gjoza kërkon që e njëjta gjë të bëhet edhe për dy kandidaturat e përjashtuara të KD-së, Asim Belinova dhe Kreshnik Leka.