RTSH Sport Live

Peticion për të anulluar Lojërat Olimpike

  • 14/05/2021
  • |
  • Tokio 2020
Peticion për të anulluar Lojërat Olimpike
Mbi 300 mijë qytetarë të Tokios kanë kërkuar anullimin e Lojërave Olimpike që do të zhvillohen këtë verë në qytetin e tyre

Një peticion për të anulluar Lojërat Olimpike të Tokios me më shumë se 351,000 nënshkrime iu dërgua guvernatores së qytetit të premten. Organizatori i tij, u kërkonte zyrtarëve të "vendosnin përparësi jetën e qytetarëve përpara sportit". Peticioni online me titull "Anuloni Olimpiadën e Tokios për të mbrojtur jetën tonë" u nis në fillim të këtij muaji nga Kenji Utsunomiya, një avokat dhe ish-kandidat për guvernatorin e Tokios.

 Ai ka mbledhur nënshkrime më shpejt se çdo peticion i mëparshëm duke treguar vazhdimisht për një shumicë të japonezëve kundër zhvillimit të Lojërave këtë vit, për shkak të frikës ndaj pandemisë së koronavirusit. "Unë mendoj se Olimpiada këtë herë ka të bëjë me atë se a kemi përparësi jetën apo një ceremoni dhe ngjarje të quajtur Olimpiadë," - u tha Utsunomiya gazetarëve.

Ai i bëri thirrje Guvernatores së Tokios Yuriko Koike të kërkojë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të anulojë Lojërat. "IOC ka të drejtë të marrë një vendim nëse do të anulojë apo jo Olimpiadën, por Tokio, si qyteti pritës, duhet të nxisë këtë oranizatë t’i anulojë", - tha ai.

Ky peticion vjen në një kohë kur Japonia lufton me një valë të katërt të infeksioneve nga virusi, me Tokion dhe pesë prefektura të tjera nën një gjendje të jashtëzakonshme. Utsunomiya tha se peticioni do të vazhdojë të mbledhë nënshkrime "derisa të shpallet anulimi i Olimpiadës" dhe largoi shqetësimet në lidhje me koston e anulimit të ngjarjes masive.

 "Jeta e njerëzve është më e rëndësishme se paratë" - tha ai. Ditët e fundit, organizatorët kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh sportive, pa tifozë, përfshirë edhe me atletë ndërkombëtarë, për të cilët thonë se protokollet e tyre do të funksionojnë. Pro moszhvillimit të Olimpiadës janë shprehur edhe yje të sportit japonez si tenistja Naomi Osaka dhe Hideki Matsuyama.