RTSH Sport Live

Play-off NBA, Lakers fitojnë ndeshjen e parë me Warriors, Nju Jork barazon serinë me Majemin

  • 03/05/2023
  • |
  • Basketboll
Play-off NBA, Lakers fitojnë ndeshjen e parë me Warriors, Nju Jork barazon serinë me Majemin

Mungesa e Jimmy Butler ndikoi në humbjen e Majemit përballë Nju Jork. Ekipi i Knicks barazoi serinë me rivalët nga Florida pas shumë vështirësive. Vetëm në periodën e katërt skuadra vendase arriti që të përkulte miqtë, të cilët nuk u dorëzuan për asnjë moment. 12’ minutat e fundit përfunduan me shifrat 35-28 për vendasit, të cilët nisën periodën me 6 pikë më pak se Heat. Lideri i Nju Jorkut, Jalen Brunson ishte autor i një aksioni katër pikësh për ekipin e vet ku dhe ndryshoi të gjithë inertësinë e takimit.

Seria e shumëpritur mes Golden Stejt dhe Lakers nisi mbrëmë me fitoren e miqve nga Los Anxhelosi. Për formacionin e drejtuar nga Ham më i miri në parket ishte Davies, autor i 30 pikëve, 23 topave të rekuperuar në tabelë, 5 asisteve dhe 4 bllokimeve. Për tu përmendur ishte edhe paraqitja e James, i cili la parketin me 22 pikë në llogari ndërsa kontribut të vyer për këtë triumph dhuruan edhe D’Angelo Russell (19 pikë) së bashku me Dennis Schröder (19 pikë). Për kampionët në fuqi ishte një mbrëmje e keqe pasi nuk mundën që të nisnin serinë me fitore. Një faktor në këtë duel do të jetë edhe lodhja pasi Lakers, duke mundur në 6 takime Memfisin, i dhuruan vetes disa ditë më shumë pushimi krahasuar me Warriors, të cilët mundën në 7 ndeshje Sakramenton.

Post sezoni NBA

NEW YORK KNICKS-MIAMI HEAT GARA-2 111-105 (1-1)

GOLDEN STATE WARRIORS-LOS ANGELES LAKERS 112-117 (0-1)