RTSH Sport Live

Pogba dërgon United në vend të parë, fiton edhe Everton

  • 12/01/2021
  • |
  • Angli
Pogba dërgon United në vend të parë, fiton edhe Everton
United mund 1-0 Burnley dhe ngjitet në vend të parë, Everton ka arritur të marrë një fitore 2-1 në Molineux përballë Wolves

Manchester United nuk zhgënjen, tri pikë dhe… vendi i parë në klasifikimin e Premier League. Të besuarit e trajnerit Solskjaer  kanë arritur të kalojnë me sukses pengesën Burnley, në një sfidë që u vendos në pjesën e dytë nga goli i Paul Pogba.

Pjesa e parë ishte pa gola, por plot polemika pasi Luke Shaë u ndëshkua për një incident në të cilin Burnley dëshironte një karton të kuq, ndërsa Harry Maguire nuk u vendos në listën e golashënuesve vetëm për shkak të një kontakti të vogël me Erik Pieters.

United ngriti ritmin në pjesën e dytë dhe Pogba filloi të kontrollonte ndeshjen para se të thyente përfundimisht vendosmërinë e Burnley kur gjuajtja e tij mposhti portierin Nick Pope në minutën e 71-të.

Me këtë fitore, United është ngjitur në vendin e parë me 36 pikë, tre më shumë se Liverpool I vendit të dytë.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Everton ka arritur një fitore 2-1 në transfertën me Ëolves në Molineux, që i jep të drëjtën të vendoset në vendin e katërt në klasifikim, vetëm katër pikë larg vendit të parë.

Penalltia e Billy Sharp i dha Sheffield United fitoren e parë të sezonit të Premier League në ndeshjen e tyre të 18-të ndërsa mundën me rezultatin 1-0 Newcastle, të mbetur me 10 lojtarë.