RTSH Sport Live

Pogba sulmon Mourinhon: "Ai shkoi kundër lojtarëve, Solskjaer jo"

  • 16/04/2021
  • |
  • Angli
Pogba sulmon Mourinhon: "Ai shkoi kundër lojtarëve, Solskjaer jo"
Sulmi frontal I francezit ndaj Special One: "Unë as nuk e di se çfarë ka ndodhur me të"

Paul Pogba kthehet të flasë për marrëdhëniet e komplikuara me Mourinho dhe nuk I kursen fjalët për të sulmuar ish-menaxherin e Manchester United. "Me Solskjaer gjithçka është ndryshe, ai kurrë nuk do të shkonte kundër lojtarëve - shpjegoi francezi për Sky Sports UK -. Ndoshta ai nuk do t'i zgjidhte ata, por ai nuk i lë mënjanë sikur të mos ekzistonin më. "Ky është ndryshimi midis Mourinho dhe Ole”,  shtoi ai.

Fjalë të forta dhe të qarta, të cilat përcaktojnë  konturet e një marëdhënie të pakuptueshme të mesfushorit me Special One. "Unë kisha një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Mourinho, të gjithë e panë atë - vazhdoi Pogba, ende duke folur për ish-trajnerin e Djajve të Kuq -. Por të nesërmen nuk e dini kurrë se çfarë ka ndodhur". "Kjo është gjëja e çuditshme që kam provuar me Mourinhon dhe nuk mund ta shpjegoj më mirë sepse as unë nuk e di”, përfundoi ai.