RTSH Sport Live

Portieri i Malatyaspor, Turkaslan mes viktimave

  • 07/02/2023
  • |
  • Të tjera
Portieri i Malatyaspor, Turkaslan mes viktimave
Portieri 28-vjeçar mes mijëra viktimave: Pusho në paqe

Mes mijëra viktimave të tërmetit që shkatërroi Turqinë dhe Sirinë është edhe një futbollist. Ky është Ahmet Eyup Turkaslan, portieri i Malatyaspor, një klub që luan në Serinë B turke. Ishte klubi i tij që e zyrtarizoi vdekjen e tij me një postim në Tëitter: "Porteri ynë Ahmet Eyup Turkaslan humbi jetën nën rrënoja pas tërmetit. Pusho në paqe. Nuk do të të harrojmë, ishe një person i bukur". Fatmirësisht gruaja dhe vajza e 28-vjeçarit janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat.

Në orët e fundit edhe trajneri i skuadrës Yàlmaz Vural kishte rrëfyer për mediat se ishte shumë i shqetësuar pasi lojtari ishte i vetmi në ekip që nuk ishte larguar nga qyteti.

Turkaslan filloi karrierën e tij profesionale me Bugsasspor. Më pas kaloi te Osmanlispor, ku arriti pjekurinë e tij futbollistike. Në vitin 2020, për një sezon, ai veshi fanellën e Umraniyesporit përpara se të transferohej te Malatyaspor, skuadra në të cilën luajti deri në momentin tragjik.