Liga e Kampioneve ka nisur të martën takimet e fundit në grupe dhe të parat që janë luajtur kanë qenë ato të grupit B, që kanë nisur në ora 18:45. Në fakt, gjithçka ishte zgjidhur në këtë grup sa i përket kualifikimit për në fazën tjetër, teksa këtë e kishin siguruar Klub Bryzhi dhe Porto, të cilat erdhën në ndeshjet e fundit duke synuar kreun e renditjes, ndërsa Bajer Leverkuseni dhe Atletiko e Madridit kishin duel në distancë për vendin e 3-të dhe vazhdimin e aventurës në Ligën e Evropës.
Leverkuseni është ndarë me rrjeta të paprekura në shtëpi përballë Bryzhit, ndërsa Atletiko e Madrid është mundur 1-2 në fushë të huaj ndaj Portos dhe janë gjermanët që vijojnë më tej aventurën kontinentale, ndërsa skuadra e trajnerit Diego Simeone i jep lamtumirën Evropës. Taremi 5’ dhe Eustaquio24’ shënuan për portugezët, autogoli i Marcano 90’+5 ishte ngushëllimi i vetëm për spanjollët.
GRUPI B