RTSH Sport Live

Portugali, dominon Quartararo

  • 24/04/2022
  • |
  • Moto GP
Portugali, dominon Quartararo
Piloti francez dominon Çmimin e Madh të Portugalisë. Në podium edhe Zarco dhe Aleix Espargaro. Bagnaia i teti

Fabio Quartararo fiton Çmimin e Madh të Portugalisë, raundin e pestë të sezonit MotoGP. Piloti francez i Yamaha dominon në të gjitha drejtimet, meriton plotësisht fitoren. Asnjëherë në garë për të triumfuar pilotët e tjerë, për të cilët objektiv kryesorë u bë vendi i dytë në rastin më të mirë. Fituesit e tjerë: Johann Zarco (Ducati), i cili ngjitet në podium së bashku me Aleix Espargaro, i treti me Aprilia-n e tij.

Kompletojnë Top 5 Rins (Suzuki) dhe Oliveira (KTM). Pikë të rëndësishme për sa i përket klasifikimit për Marc Marquez (Honda), i cili përfundon përpara vëllait të tij Alex dhe Francesco Bagnaia, i teti me Ducati. Në zonën e pikëve edhe Dovizioso (11), Marini (12), Morbidelli (13) dhe Bezzecchi. Garë e karakterizuar nga shumë rënie, mbi të gjitha ato të Mirit dhe Millerit. Të dy duke luftuar për podiumin, por në fund përfundojnë në tokë. Enea Bastianini dhe Jorge Martin gjithashtu u detyruan të tërhiqe.

Renditja:

  1. Quartararo
  2. Zarco
  3. A.Espargaro
  4. Rins
  5. Oliveira
  6. M.Marquez
  7. A.Marquez
  8. Bagnaia
  9. P.Espargaro
  10. Vinales
  11. Dovizioso
  12. Marini
  13. Morbidelli
  14. Gardner
  15. Bezzecchi