Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes së bashku me shokët e tyre të skuadrës kanë mbërritur në hotelin e Portugalisë në Budapest. Trajneri Fernando Santos ka deklaruar se "grupi është i bashkuar dhe entuziast" përpara ndeshjes së tyre të parë të Euro 2020 kundër Hungarisë të martën e ardhshme.
"Unë nuk jam shumë ëndërrimtar, unë jam më shumë një realist. Sigurisht, edhe unë kam ëndrra, por në futboll duhet të jesh realist, përndryshe ëndrra do të zhduket. Ne jemi të përgatitur, grupi është i bashkuar dhe entuziastë. Ne kemi punuar shumë dhe tani do të vazhdojmë të përgatitemi për ndeshjen tonë të parë këtu në Hungari, kjo është ajo që ka rëndësi ", thotë fillimisht Santos.
" Unë mendoj se do të ketë më shumë portugezë këtu sesa menduam. Për fat të mirë, kufizimet u lehtësuan pak më shumë. Eshtë gjithmonë një gjë e mirë të kesh një turmë më të madhe. Është normale për ne. Në Francë ishte e njëjta gjë, kishte më shumë tifozë që mbështesin ekipin tjetër, por tifozët tanë ishin më të mirë, dhe tani ata janë këtu për të na mbështetur përsëri. Me të gjithë tifozët që kthehen në Portugali dhe të gjithë ata që janë këtu me ne, jam shumë i sigurt që do t'i bëjmë ata krenar" ka përfunduar Santos