RTSH Sport Live

Portugalia, fitore “me zemër në dorë”

  • 24/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Portugalia, fitore “me zemër në dorë”
Ronaldo hap rrugën e golave, por skuadra e tij vuan për triumfin 3-2 ndaj Ganës

Ndeshja e dytë grupit H dhe e 3-ta e ditës së 5-të të Botërorit, Portugali-Ganë, që u luajt të enjten në mbrëmje dhe erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Ky takim ka qenë në fakt një sfidë me dy fytyra të ndryshme, teksa 45 minutat e para janë karakterizuar nga një lojë e zhvilluar nën nivelin mesatar, me evropianët që përpiqen diçka më tepër sesa afrikanët dhe është ylli i portugezëve, Kristiano Ronaldo, është ai që shpërdoron rastin më të mirë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi, por edhe sheh një gol t’i anulohet. Kështu, skuadrat janë me rrjetat të paprekura në përfundim të 45 minutave të para, por ato të dytat kanë shpalosur një tablo krejt tjetër, pasi do të shënohem plot 5 gola. Është fillimisht Ronaldo që fiton dhe më pas, shndërron vetë në gol një 11-metërsh në minutën e 35-të.

Por epërsia portugeze zgjat vetëm 8 minuta, sepse ganezët do të barazojnë shifrat me anë të Andre Ajeut. Sidoqoftë, Portugalia rikthehet sërish në epërsi, brenda 5 minutash, me anë të Zhoao Feliksit. Dy minuta më pas, në atë të 80-ën, është i sapofuturi Rafael Leao, që thellon epërsinë e evropianojugorëve.

Një gol ky që do të rezultojë vendimtar, pasi Gana do të shkurtojë shifrat dy minuta para fundit të kohës së rregullt, me anë Bukarit. Përtej 8 minutave shtesë, ku mungesa e vëmendjes desh i kushtoi shtrenjt portierit Diogo Kosta, por që shpëtohet nga mbrojtja e tij, mbyllet me fitoren 3-2 të Portugalisë ndaj Ganës.