RTSH Sport Live

Portugalia, mundësia e fundit e Ronaldos: nis me Ganën

  • 24/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Portugalia, mundësia e fundit e Ronaldos: nis me Ganën
Debutimi për luzitanët në atë që do të jetë Botërori i fundit i Ronaldos

Mundësia e fundit e Cristiano Ronaldos për të sjellë në shtëpi një Kupë Bote fillon të enjten më 24 nëntor. Portugalia përballet me Ganën në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

Luzitanët nuk e kanë fituar kurrë turneun, por mbërrijnë në event me një ekip të fortë, i cili mund të përmbysë shanset për favoritët.

Gana është në pjesëmarrjen e katërt në Botëror dhe rezultati më i mirë i saj është çerekfinalja e arritur në edicionin 2010, kur preku edhe gjysmëfinalen duke u eliminuar me penallti nga Uruguai. Kundërshtarët e tjerë në grupin H janë Koreja e Jugut dhe Uruguaj.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Ganës do të zhvillohet të enjten më 24 nëntor në orën 17:00 në stadiumin Ras Abu Aboud në Doha.

Santos është i prirur për zgjedhje, veçanërisht në sulm. Trajneri luzitan duket se synon të vendosë një 4-3-3 me Cristiano Ronaldon në qendër të sulmit të rrethuar nga Leao dhe Bernardo Silva. Në portë Diogo Costa përpara gardianit të Romës, Rui Patricio, me Cancelo, Ruben Dias, Pepe dhe Nuno Mendes në mbrojtje. Në mesfushë Bruno Fernandes së bashku me Ëilliam Carvalho dhe Ruben Neves.

Otto Addo mbështetet në 4-2-3-1 me Ëilliams si një pikë referimi sulmuese. Partey në mesfushë është i sigurt dhe Samed do të veprojë me të. Në mbrojtje Amartey dhe Salisu do të veprojnë si qendërmbrojtës, me Odoi dhe Rahman Baba nga krahët. Në portë Ati Zigi.

PORTUGALI-GANË

PORTUGALIA(4-3-3): Diogo Costa; Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes; Ruben Neves, Ëilliam Carvalho, Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Leao.

GANA (4-2-3-1): Ati Zigi; Odoi, Salisu, Amartey, Baba; Partey, Samed; Kudus, A. Ayeë, J. Ayeë; Williams.