RTSH Sport Live

Portugalia, trajneri Martinez: Pepe e CR7 janë specialë

  • 22/06/2024
  • |
  • Futboll Bota
Portugalia, trajneri Martinez: Pepe e CR7 janë specialë
Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ka komentuar fitoren 3-0 me Turqinë

Pas fitores 3-0 ndaj Turqisë që vulosi kalimin në fazën e 16-shes të Euro 2024 si i pari në Grupin F, trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez nuk e ka fshehur lumturinë.

"Ne luajtëm si kundër Republikës Çeke, me të vetmin ndryshim që këtë herë arritëm të shënonim të parët - shpjegoi trajneri portugez -. Jam i lumtur për përqendrimin që djemtë e mi kishin në fazën mbrojtëse dhe për ruajtjen e portës së pastër. Turqia e nisëm mirë, por bëmë mirë që rezistuam dhe më pas, pasi gjetëm golin e hapjes, kontrolluam ndeshjen, duke i penguar ata të luanin”.

“Tani, duke pasur parasysh kualifikimin e arritur, mund t'u jap një shans edhe lojtarëve të tjerë që janë përdorur pak deri më tani, sepse e meritojnë. Pepe? Një person neutral që e shikon duke luajtur nuk mund ta imagjinojë që ai është 41 vjeç. Ai është një shembull i shkëlqyer për futbollin portugez, është një profesionist”.

"Sonte pamë diçka vërtet të veçantë. Një sulmues si Ronaldo që gjendet përballë portierit dhe në vend që të shënojë ai jep një asistim për një bashkëlojtar: çfarë shembulli i mrekullueshëm! Çfarë ka bërë Cristiano duhet të tregohet në të gjitha akademitë e Portugalisë”.