Boksieri rus Alexander Povetkin ka dalë nga spitali pas infektimit me Covid-19.
Infektim që solli anulimin e revanshit mes tij dhe britanikut Dillian Whyte, sfidë e parashikuar të zhvillohej në fund të këtij muaji në Londër.
Gjithsesi, dy boksierët kanë rënë dakord që revanshi i vlefshëm për titullin e përkohshëm në kategorinë WBC të zhvillohet më 30 janar, sërish në Britaninë e Madhe. Dy boksierët dueluan më herët këtë vit, më 22 gusht, me Povetkin që fitoi me “KO” në raundin e pestë.
Povetkin (36 fitore, 2 humbje e 1 barazim) do të qëndrojë deri në fund të këtij muaji në shtëpi, në një karantinë të dytë pas infektimit dhe pritet që të nisë në dhjetor përgatitjet për duelin e 30 janarit ndaj Whyte (27 fitore, 2 humbje).