Cristiano Ronaldo mbylli së fundmi bashkëpunimin me menaxherin Jorge Mendes. Ndarja që surprizoi jo pak botën e futbollit ka një prapaskenë të bërë sot publike nga “Mundo Deportivo”.
Për gazetën e njohur katalanase krisja e madhe nisi në momentin kur supermenaxheri nuk rrealizoi dëshirën e klientit të tij, i cili i kishte kërkuar ta transferonte në Londër te Chelsea ose në Bavari tek Bayern-i.
Sipas të përditshmes katalanase ultimatumi i portugezit nuk është rrespektuar nga menaxheri, i cili nuk mundi ti bënte vend në njërën nga dy destinacionet e lartpërmendura. Kjo situatë ka zyrtarizuar ndarjen e madhe.
Nuk është një sekret se transferimin e Ronaldo-s në Arabai te klubi i Al-Nassr e ka negociuar shoku i ngushtë i lojtarit, Ricardo Regufe, dhe jo Jorge Mendes.