RTSH Sport Live

Premier League, Arsenali bie pas 154 ditësh

  • 04/02/2023
  • |
  • Angli
Premier League, Arsenali bie pas 154 ditësh

Nuk mund të shpresonte në një debutim më të mirë Sean Dyche. Trajneri i ri i Everton arriti që të mposhte ekipin kryesues falë një dueli që dhuroi një gol dhe intensitet të lartë loje. Kjo ishte fitorja e parë e Everton pas plot 3 muajsh e gjysëm ku kishin koleksionuar vetëm barazime dhe humbje.

Heroi i ndeshjes ishte Tarkoëski, lojtar i besuar i trajnerit të ri të “Toffees”. Me këtë rrezultat City do të ketë shansin e artë nesër që në rast se mund Tottenham-in në Londër do të shkurtojë edhe më shumë distancën me “Topçinjtë”.

Arsenali humbi kështu për herë të parë pas 154 ditësh. Për herë të fundit të besuarit e Arteta-s ishin mundur në fillim të shatorit të vitit të kaluar përballë United në “Old Trafford”.