RTSH Sport Live

Presidenti i IOC, Thomas Bach premton: Tokio 2020, do jetë përvojë e paharrueshme

  • 24/11/2020
  • |
  • Tokio 2020
Presidenti i IOC, Thomas Bach premton: Tokio 2020, do jetë përvojë e paharrueshme

Duke folur nga Fshati Olimpik, gjatë vizitës së tij të fundit në Tokio, Presidenti i IOC Thomas Bach u premtoi atletëve një përvojë të paharrueshme në Lojërat Olimpike Tokio 2020 vitin e ardhshëm.

“Nuk do ti harroni kurrë momentet që do të kaloni në Fshatin Olimpik. Me skushtet që miqtë tanë nga Japonia po ofrojnë, gjithçka do të bëhet e paharrueshme”, ka deklaruar Bach, me një videomesazh drejtuar të gjithë atletëve që kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në këto lojra.

“Ky është vendi që ju prêt pas nëntë muajsh, - tha Bach duke treguar pamjet nga Fshati Olimpik, - jam shumë I lumtur që mund tju përshëndes nga këtu”.

Pa harruar vështirësitë që po hasin shumë atletë, për shkak të masave kufizuese për të luftuar Covid-19, Presidenti i IOC i ka inkurajuar që të vazhdojnë me përgatitjet e tyre.

“Bëhuni gati për këto Lojëra Olimpike, stërvituni sa më shumë, pavarësisht këtyre rrethanave shumë të vështira. Por nëse shikoni përreth, mendoj se ia vlen të përpiqeni. Pres që të shihemi në Tokio 2020, Tokio 2020 plus një”.