RTSH Sport Live

Prishtina, fituese e Kupës së Kosovës

  • 05/06/2023
  • |
  • Kosova
Prishtina, fituese e Kupës së Kosovës
Në finale mundi Gjilanin me rezultatin 2-0

Prishtina ka arritur të rrëmbejë trofeun e Kupës së Kosovës duke mundur në finalen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”,  skuadrën e Gjilanit me rezultatin 2-0. Një ndeshje që nisi e barazpeshuar me një pjesë të parë që u mbyll pa gola. Diferenca erdhi në pjesën e dytë, me prishtinasit që u treguan më kërkues në fazën sulmuese dhe u shpërblyen për këtë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 68-të nga Hamiti, ndërsa Pefqeli vulosi fitoren 2-0 në minutën e 76-të. Ka një gol të anulluar për gjilanasit në minutën e 87-të me protagonist Zekën për shkak të një pozicioni jashtë loje. Kështu Prishtina rikthen Kupën në shtëpi pas tre vitesh, që është trofeu i tetë në historinë e klubit.