RTSH Sport Live

Prishtina komplikon gjithçka në 7 minuta

  • 06/07/2021
  • |
  • Kosova
Prishtina komplikon gjithçka në 7 minuta
Kampionët e Kosovës janë mundur nga Ferencvarosh me rezultatin 3-0, taki i vlefshëm për turin e parë të Ligës së Kampioneve

Kampionia e Kosovës, Prishtina ka mundur të rezistojë për 70 minuta në përballjen e parë në Ligën e Kampioneve, kundër hungarezëve të Ferencvarosh. Në “Ferencváros Stadion”, Budapest, formacioni i drejtuar nga Zekirija Ramadani zhvilloi një pjesë të parë të mirë, madje duke u afruar shumë me golin, si në rastin e Oto Xhon, që i vetëm përballë portierit Dibusz, goditi në mënyrë të gabuar.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i mirë për prishtinasit, por gjithçka u shemb në minutën e 71-të me golin e Nguen. Hungarezët janë të papërmbajtshëm, shënojnë dhe dy gola të tjerë me Kabir 74' dhe Blažič 78'. Mjaftojnë vetëm 7 minuta dhe hungarezët arrijnë të shënojnë tre gola, 3-0, që është dhe rezultati përfundimtarë i sfidës. Gjithçka bëhet e vështirë për skuadrën e Prishtinës për ndeshjen e kthimit.