RTSH Sport Live

Prishtina mposht kampionët e Uellsit

  • 20/07/2021
  • |
  • Kosova
Prishtina mposht kampionët e Uellsit
Prishtina ka triumfuar 4-1 përballë uellsianëve të Connah’s  në sfidën e parë, të vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës

Një fitore e madhe për Prishtinën në “Fadil Vokrri” që ka triumfuar përballë Kampiones së Uellsit, Connah’s me rezultatin 4-1, takim i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Të besuarit e trajnerit Zekirija Ramadani kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt turin të tretë në këtë kompeticion, por pa harruar se ka dhë një ndeshje të kthimit pas një jave në fushën e uellsianëve.

Padyshim që një nga protagonistët e padiskutueshëm në këtë fitore të kampionëve të Kosovës ishte ish-futbollisti i Skënderbeut, Oto Xhon, që arriti të shënojë dopietë. Gjithsesi, sfida u zhbllokua në minutën e 41-të nga Bekteshi, 1-0 që mbylli dhe pjesën e parë. Me fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 53-të është Oto Xhon që ka dyfishuar. Uellsianët reaguan me anë të Mur 75’ duke ngushtuar diferencën, por Krasniqi 78’ e Oto Xhon 90+4 kanë mbyllur të gjitha llogaritë, 4-1.