RTSH Sport Live

Prizreni 16, i treti i Ligës Unike

  • 21/04/2022
  • |
  • Basketboll
Prizreni 16, i treti i Ligës Unike
Në finalen e vogël në Pejë, Teuta del përsëri e mundur nga fusha e lojës, 89-106

Prizreni 16 është skuadra e vendit të tretë në Ligën Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për meshkuj, teksa në finalen e vogël, në Pallatin e Sportit “Karagaqi” të Pejës, ka mundur Teutën, 106-89. Durrsakët e kanë nisur mirë lojën, ndërsa periodën e parë e kanë fituar 21-16. Madje edhe deri në mesin e periodës së dytë ata janë në avantazh, por Prizreni 16 gjen forca dhe përmbys.

22-30 perioda e dytë për Prizreni 16, skuadër që në pushim ka udhëhequr 43-46. Një tension mes Zenelit dhe gjyqtarit Edison Gjoni në periodën e tretë, teksa është ndëshkuar me gabim përjashtimi, duket sikur do të prishte punë për Prizreni 16. Përkundrazi gjithçka është nën kontroll. 22-17 perioda e tretë për Prizreni 16 dhe në total 74-60. 32-29 e katërta dhe përfundimisht 106-89.

Në përfundim të ndeshjes është zhvilluar dhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve të bronzta për Prizreni 16, kurse kapiteni i Teutës, Kristi Gorea, ka marrë kupën simbolike të pjesëmarrjes në fazën finale të Ligës Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për meshkuj.