RTSH Sport Live

Probleme për Kosovën, Rrahmani i dëmtuar

  • 22/09/2022
  • |
  • Kosova
Probleme për Kosovën, Rrahmani i dëmtuar
Lojtari vjen i dëmtuar pas ndeshjes me Milanin, rrezikon ndeshjen e parë

Në shtëpinë e Napolit bie alarmi për Rrahmanin. Gazeta italiane Corriere dello Sport në artikullin e publikuar shkruan se mbrojtësi, i cili iu përgjigj thirrjes së trajnerit të Kosovës, Alain Giresse për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros, mund të mos luajë takimin e parë nga dy ndeshjet për shkak të problemeve fizike.

Ditën e mërkurë Amir Rrahmani nuk kishte marrë pjesë në dy stërvitjet e para të Kombëtares së Kosovës. Sidoqoftë, duhen bërë vlerësime dhe testime tjera shtesë për të kuptuar nëse kapiteni i “Dardanëve” do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë kundër Irlandës së Veriut.

Indikacionet e para tregojnë një problem muskulor dhe gjithçka lidhet me ndeshjen kundër Milanit ku lojtari ndjehu shqetësim pak para përfundimit të ndeshjes. Rrhamani ka zhvilluar tetë nga nëntë ndeshjet zyrtare të Napolit mes kampionatit dhe Champions League si titullar, duke munguar vetëm ndeshjen në shtëpi kundër Lecces për shkak të kartonave.