RTSH Sport Live

Provoi të fuste kapsolla në stadium, proçedohet penalisht

  • 07/05/2023
  • |
  • Të tjera
Provoi të fuste kapsolla në stadium, proçedohet penalisht
Qëllimi ishte për t’i futur në stadium gjatë ndeshjes së Superiores, Partizani-Kukësi

Një person rreth moshës 41 vjeç është proceduar penalisht nga policia pasi ka transportuar me fugonin e tifozëve një sasi kapsolla plasëse. Qëllimi ishte për t’i futur në stadium gjatë ndeshjes së Superiores, Partizani-Kukësi. Personi në fjalë ishte drejtuesi i fugonit që po transportonte tifozët e skuadrës verilindore drejt kryeqytetit.

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve në fugonin e tij janë gjetur një sasi me lëndë piroteknike (kapsolla plasëse) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., banues në Tiranë.