RTSH Sport Live

PSG e ka vendosur, Neymar duhet të largohet

  • 28/06/2022
  • |
  • Futboll Bota
PSG e ka vendosur, Neymar duhet të largohet
Palët kanë zhvilluar dhe një takim mes tyre, situate është e ndërlikuar

PSG e ka vendosur: Neymar duhet të largohet. Dhe, siç raportohet për RMC nga një burim i afërt me presidentin Al-Khelaifi, e më pas e publikuar nga ‘El Pais’ dhe ‘As’, tashmë ka pasur një takim mes drejtuesve të klubit parisien dhe babait të futbollistit, Neymar Senior. Ai ka kërkuar pagesën e të gjitha shumave që i detyrohen kontratës për t'i dhënë dritën jeshile zgjidhjes.

Por kjo është një shifër që sipas ‘El Pais’ do të ishte afër 200 milionë euro dhe për këtë duhet kërkuar një zgjidhje alternative. Kështu që tani PSG do të punonte për të shitur lojtarin (i cili ditët e fundit do t'i ishte ofruar Juventusit dhe Chelsea), me klubin francez, i cili për të hequr qafe O Ney, do të ishte gjithashtu i gatshëm të paguante një pjesë të marrëveshjes.